Ministri i Jashtëm i Shqipërisë nesër viziton Kosovën, Haxhiu e Konjufca i konfirmojnë takimet

Ministri i Jashtëm i Shqipërisë nesër viziton Kosovën, Haxhiu e Konjufca i konfirmojnë takimet

Aktuale May 30, 2026 - 18:37

Ferit Hoxha, ministri për Evropë dhe Punë të Jashtme të Shqipërisë, ditën e nesërme do zhvillojë vizitë në Kosovë.

Hoxha, do të pritet në takim nga u.d presidentja e vendit, Albulena Haxhiu, dhe, nga ministri i Jashtëm, Glauk Konjufca.

Hoxha e Haxhiu, do takohen nga ora 10:00.

Ndërsa takimi i Hoxhës me Konjufcën do zhvillohet nga ora 12:00, ku më pas do të ketë edhe prononcim për media.