E premtja sjell temperatura deri në 26 gradë
Foto: Laura Hasani

E premtja sjell temperatura deri në 26 gradë

Aktuale May 29, 2026 - 07:50

Gjatë ditës së sotme pritet të mbajë mot i vranët, i shoqëruar me intervale me diell.

Vranësirat vende-vende mund të sjellin riga lokale shiu, kryesisht në disa zona të izoluara.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 7 dhe 10 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës pritet të arrijnë nga 22 deri në 26 gradë Celsius.

Era do të fryjë nga drejtimi i veriperëndimit me shpejtësi prej 1 deri në 6 metra në sekondë.