GERMIN-i organizon tryezë për votimin nga diaspora në zgjedhjet e Kosovës
Foto: Laura Hasani

GERMIN-i organizon tryezë për votimin nga diaspora në zgjedhjet e Kosovës

Aktuale May 25, 2026 - 08:12

Organizata GERMIN do të organizojë një tryezë diskutimi me temën “Votimi nga jashtë vendit, Diaspora në zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës”.

Në këtë ngjarje pritet të trajtohen sfidat dhe mundësitë që lidhen me pjesëmarrjen e diasporës në proceset zgjedhore, si dhe mënyrat për të lehtësuar votimin nga jashtë vendit.

Diskutimi synon të nxjerrë në pah rëndësinë e përfshirjes së mërgatës në vendimmarrjen politike në Kosovë.