Hamilton: Kusht për raportet Beograd - NATO është vendosja e autorëve të sulmit në Banjskë para drejtësisë
Aktuale
May 21, 2026 - 12:08
Zyrtari i lartë i NATO-s, Kevin Hamilton, tha se Aleanca Veri-Atlantike i di emrat e atyre që e kanë kryer sulmin në Banjskë.
Ai i bëri thirrje Serbisë t’i vendosë para drejtësisë autorët e këtij sulmi, duke shtuar se ky është kusht për raportet e Beogradit me NATO-n.
Deklaratat, zëvendësndihmëssekretari i përgjithshëm për Partneritete në NATO i bëri gjatë një takim me gazetarët në Prishtinë kur iu përgjigj Klan Kosovës rreth kësaj teme.
Kjo është vizita e parë e tij në Kosovë.