Ushtarët amerikanë në “Bondsteel” mirëmbajnë helikopterët “Black Hawk”
Aktuale
May 20, 2026 - 17:22
Ushtarët amerikanë të KFOR-it vazhdimisht angazhohen për të mirëmbajtur pajisjet ushtarake, për të qenë në gatishmëri, varësisht situatave.
Në kampin “Bondsteel”, gjatë së mërkurës, është bërë mirëmbajtja e helikopterëve “UH 60 Black Hawk”.
Sipas misionit të KFOR-it në Kosovë, mirëmbajtje dhe inspektime të tilla ndodhin rregullisht.
“Këto aktivitete kontribuojnë në ruajtjen e aftësisë së KFOR-it për t’iu përgjigjur situatave emergjente në regjion, duke riafirmuar angazhimin e tij për të siguruar një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë.”, thuhet në një postim të KFOR-it në rrjete sociale.