27 vjet nga masakra e Dubravës, ku u vranë 160 të burgosur shqiptarë
Foto: Zëri

27 vjet nga masakra e Dubravës, ku u vranë 160 të burgosur shqiptarë

Aktuale May 19, 2026 - 08:44

Data 19 maj shënon fillimin e një prej masakrave më të mëdha në Kosovë, atë të burgut të Dubravës, që ndodhi 27 vjet më parë.

Në këtë masakër forcat paramilitare serbe vranë 160 të burgosur shqiptarë, kurse mbi 300 të tjerë mbetën të lënduar, raporton Zeri.info.

Edhe pse kanë kaluar po thuajse tri dekada nga kjo masakër, ende kryerësit e saj nuk kanë dalë para drejtësisë.

Brenda këtij burgu gjendet një pllakë përkujtimore me emrat e të gjithë atyre që janë vrarë në këtë masakër, që konsiderohet si një nga masakrat më të mëdha të regjimit serb të kryer ndaj shqiptarëve, përderisa ende nuk është dënuar askush. /Zëri