Haradinaj jep një paralajmërim për gjithë ata që e shajnë atë dhe vlerat çlirimtare
Aktuale
May 18, 2026 - 21:24
Ish-deputeti i Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, ka reaguar ndaj sharjeve dhe akuzave që, sipas tij, i janë bërë publikisht, duke deklaruar se personat që e ofendojnë “do të përgjigjen në çfarëdo forme të mundshme”.
I ftuar në T7, Haradinaj përmendi edhe një rast të një personi që jeton në Gjermani, për të cilin tha se kishte publikuar akuza ndaj tij.
“Ai që del e më shan, ka me m’u përgjigj në çfarëdo forme të mundshme, duhet me mendu kudo që jeton. Edhe ai që jeton në Gjermani e ka shkru para një muaji ‘këta janë vrasës e kriminelë’, mos të dërgon njerëz e të vajton. Ai duhet me u përgjigj para drejtësisë..".
"Nëse jam vrasës, hajde Prokurori trego”, ka deklaruar Haradinaj.