Rreth 30 minatorë të “Trepçës” mbesin të ngujuar, shkak problemet me rrymë
Aktuale
May 14, 2026 - 08:05
Rreth 30 minatorë të "Trepçës" dyshohet se kanë mbetur të ngujuar në minierë.
Kështu ka bërë të ditur gazetari Urall Boshnjaku në Klankosova.
“Sapo e konfirmova. Rreth 30 minatorë kanë mbetur të bllokuar si pasojë e problemeve me rrymë dhe të njëjtit janë akoma të ngujuar që nga mbrëmë në orët e natës. Janë brenda hapësirave të minierës. Këtë ma konfirmoi edhe kryetari i sindikatës së minatorëve, Ibrahim Jonuzi”, tha Boshnjaku