Rilind Gërvalla rizgjedhet U.D i drejtorit të RTK, AGK: Jemi të zhgënjyer, duhej të caktohej një person me integritet dhe apolitik

Rilind Gërvalla rizgjedhet U.D i drejtorit të RTK, AGK: Jemi të zhgënjyer, duhej të caktohej një person me integritet dhe apolitik

Aktuale May 13, 2026 - 19:04

Bordi i ri i RTK-së ka rizgjedhur Rilind Gërvallën U.D i Drejtorit të RTK 1, 3 dhe 4 .

E pas kësaj ka reaguar Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK).  Në Reagimin e AGK-së thuhet se janë të zgënjyer me këtë zgjedhje.

Në reagimin e AGK-së thuhet se në këtë pozitë do të duhej të propozohet dhe caktohet një person me integritet të pakontestuar, apolitik dhe që do të ruante dhe promovonte pavarësinë e Transmetuesit Publik.

“Zoti Gërvalla, një ish-aktivist dhe financues i partisë politike Vetëvendosje të kryeministrit Albin Kurti nuk garanton këto parime dhe standarde të nevojshme për RTK-në. Përkundrazi, gjatë mandatit të tij, Transmetuesi Publik është përdorur për të sulmuar mediat private në Kosovë. Për këto veprime asnjëherë në RTK nuk janë inicuar procedura për të mbajtur personat përgjegjës dhe llogaridhënës për lajmin e rrejshëm kundër dy portaleve, të marrë nga një media e quajtur “Slobodna Bosna”, dhe e transmetuar në Lajmet Qendrore në RTK”, thuhet në reagim.

Reagimi i plotë:

Ne të poshtëshënuarit shprehim zhgënjim për ri-caktimin në postin e Ushtruesit të Detyrës së Drejtorit të RTK1, 3 dhe 4 të Rilind Gërvallës. Vendimi është marrë në mbledhjen e sotme të Bordit të ri të RTK-së, pas propozimit të Ushtrueses së Detyrës së Drejtores së Përgjithshme, Zana Spahiu.

U.D Drejtorja Spahiu dhe Bordi i RTK-së do të duhej që të siguronin që në këtë pozitë të propozohet dhe caktohet një person me integritet të pakontestuar, apolitik dhe që do të ruante dhe promovonte pavarësinë e Transmetuesit Publik.

Zoti Gërvalla, një ish-aktivist dhe financues i partisë politike Vetëvendosje të kryeministrit Albin Kurti nuk garanton këto parime dhe standarde të nevojshme për RTK-në.

Përkundrazi, gjatë mandatit të tij, Transmetuesi Publik është përdorur për të sulmuar mediat private në Kosovë. Për këto veprime asnjëherë në RTK nuk janë inicuar procedura për të mbajtur personat përgjegjës dhe llogaridhënës për lajmin e rrejshëm kundër dy portaleve, të marrë nga një media e quajtur “Slobodna Bosna”, dhe e transmetuar në Lajmet Qendrore në RTK.

Gjithashtu, gjatë udhëheqjes së tij RTK-ja është shndërruar në një mekanizëm që ndërton lajme dhe tregime në favor të Qeverisë dhe partisë politike, Vetëvendosje. AGK-ja dhe organizatat e tjera të shoqërisë civile kanë shprehur shqetësim që në këtë kohë disa emisione janë larguar nga skema programore pa miratimin e Bordit, dhe disa gazetarë janë larguar nga ekrani qëllimshëm.

Nën udhëheqjen e zotit Gërvalla dhe U.D të Drejtorit të Përgjithshëm, Hysen Hundozi RTK-ja është shndërruar në organ propagandues të Qeverisë dhe Vetëvendosjes. Vazhdimi me zotin Gërvalla në këtë post të rëndësishëm jep sinjale që edhe Bordi i ri, i zgjedhur në një procedurë të komprometuar nuk ka interes për të mbajtur RTK-në të pavarur dhe të pandikuar nga politika.

Disa raporte ndërkombëtare kanë alarmuar për presionin politik ndaj Transmetuesit Publik .