Sorenseni njofton se ka folur në detaje në takimet me Bajramin e Petkoviqin
Foto: Laura Hasani

Sorenseni njofton se ka folur në detaje në takimet me Bajramin e Petkoviqin

Aktuale May 13, 2026 - 16:29

Emisari  i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, ka njoftuar për takimet e ndara që ka pasur në Bruksel me kryenegociatorët, Agron Bajramin dhe Petar Petkoviq.

Sorenseni ka thënë se në këto takimet kanë folur për planin e punës për normalizimin e raporteve në mes të Kosovës dhe Serbisë.

“Këtë javë mbajtëm takime të ndara dhe të hollësishme me të dy Kryenegociatorët në Bruksel për të përcaktuar planin tonë të punës për normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë për muajt e ardhshëm”, ka shkruar Sorenseni.