Kërkimet për gruan në Deçan, operacionit do t’i bashkëngjiten edhe zhytësit e FSK-së
Aktuale
May 13, 2026 - 11:16
Kërkimet për 55-vjeçaren që u shpall dje e zhdukur në Deçan po vazhdojnë.
Kjo u konfirmua nga Deni Hameli i Shoqatës së Kërkim-Shpëtimit Malor.
Hameli njoftoi se operacioni do t’i bashkëngjitet edhe FSK-ja.
“Nuk kemi ndonjë gjurmë. E kemi bërë kërkimin sipërfaqësor të terrenit rreth lumit, nuk ka pasur asgjë. Më pas e kemi ndërtuar një urë me litarë, ku më pas jemi munduar me shufra të kontrollojmë në ujë.”, theksoi Hameli për Klankosova.tv.
“Atje janë duke shkuar edhe zhytësit e FSK-së dhe pastaj të shohim se si do të kombinohemi, pasi që aty aktualisht është e pamundur të hyjmë në ujë pasi që rrjedha e ujit është tejet e shpejtë”, shtoi ajo.