Java e seancave ndaj Thaçit dhe të tjerëve kundër administrimit të drejtësisë
Aktuale
May 11, 2026 - 08:05
Seancat në çështjen “Thaçi dhe të tjerët” në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, që lidhen me akuzat për vepra kundër administrimit të drejtësisë, janë caktuar të mbahen gjatë kësaj jave.
Kjo u bë e ditur në kalendarin e Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë.
“Sikurse pasqyrohet në kalendar, në çështjen ‘Thaçi dhe të tjerët’ në lidhje me akuzat për vepra kundër administrimit të drejtësisë janë caktuar seanca për periudhën nga 11 deri 15 maj 2026”, u tha në njoftimin e DHSK-së.
Në këtë rast, nën akuzë janë Hashim Thaçi, Bashkim Smakaj, Fadil Fazliu, Isni Klaj dhe Hajredin Kuçi.
Në seancën fillestare më 27 shkurt 2026 të akuzuarit u deklaruan të pafajshëm për veprat penale që u ngarkohen.