Kurti për shtyrjen e vendimit për katërshen e UÇK-së: Kosova ka nevojë për gjykata normale e jo speciale
Foto: Laura Hasani

Kurti për shtyrjen e vendimit për katërshen e UÇK-së: Kosova ka nevojë për gjykata normale e jo speciale

Aktuale May 07, 2026 - 09:29

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka komentuar vendimin e Speciales për shtyrjen e afatit për shpalljen e aktgjykimit deri më 20 korrik.

I pyetur për këtë çështje, Kurti ka thënë se Kosova ka nevojë për gjykata normale e jo për gjykata speciale.

“Sa i përket vendimit të Speciales që të shtyhet për dy muaj, nëse s’gaboj vendimi i tyre ne e morëm vesh sikurse gjithë ju për shkak se Qeveria nuk ka qasje në dinamikat dhe zhvillimet që bëhen në Speciale, e cila nuk karakterizohet nga transparenca për vendin tonë. Kosova ka nevojë për gjykata normale e jo për gjykata speciale”, ka thënë Kurti.

“Lufta e UÇK-së ishte dhe gjithmonë do të kujtohet dhe mësohet në histori si luftë e drejtë e cila ishte kundër një okupatori, armiku që kishte projekt gjenocidal kundër popullit tonë… Në vend se të kemi gjykata normale, kemi një gjykatë speciale e cila i vonon vendimet. Ne besojmë në drejtësinë e UÇK-së dhe pafajësinë e krerëve të UÇK-së”, shtoi Kurti. /EO