Abdixhiku pas takimit me Osmanin: Shpejt do të vijmë me lajme të mira
Aktuale
April 30, 2026 - 21:51
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, pas takimit me ish-presidenten Vjosa Osmani, ka paralajmëruar se “shumë shpejt do të vijmë me lajme të mira”.
Ai tha se ky takim s’është as i pari e as i fundit mes tyre.
“Nuk është i pari e as s’do të jetë i fundit dhe shumë shpejt do të vijmë me lajme të mira. Pjese substanciale e kthimit të madh të LDK-së, por shumë shpejt vijmë me lajme të mira”, ka thënë Abdixhiku. /eo