Hoxha takon ICITAP-in amerikan, diskutohet avancimi i Policisë së Kosovës

Hoxha takon ICITAP-in amerikan, diskutohet avancimi i Policisë së Kosovës

Aktuale April 30, 2026 - 21:03

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, kolonel Gazmend Hoxha, ka pritur në takim përfaqësues të ICITAP-it amerikan, me të cilët është diskutuar për zhvillimin e projekteve që synojnë avancimin profesional të Policisë së Kosovës dhe forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional.

"Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës kolonel Gazmend Hoxha, priti në takim zyrtar znj. Kimberly Riffe DOJ/ICITAP Attaché dhe z. Ethan Rothstein, DOJ/ICITAP Program Analyst.

Qëllimi i këtij takimi përveç se ishte i karakterit njoftues, u diskutua edhe rreth zhvillimit të projekteve të cilat i kontribuojnë avancimit profesional të PK-së dhe thellimit të bashkëpunimit ndërinstitucional", thuhet në njoftimin e Policisë.

Tutje, bëhet e ditur se Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës dhe stafi i lartë menaxhues shprehën mirënjohjen e tyre për mbështetjen dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm të ofruar ndaj Policisë së Kosovës dhe pjesëtarëve të saj.