Gjini: AAK-ja po bëhet gati për t’ia dhënë vendit një qeveri normale, jo për pragun
Nënkryetari i AAK-së, Ardian Gjini, ka konfirmuar se pritet të jetë kandidat për kryeministër në zgjedhjet e ardhshme.
Ai tha se AAK-ja po përgatitet për një betejë, jo për të kaluar pragun, por për t’i dhënë Kosovës një qeveri normale, transmeton Zeri.info.

“AAK-ja është duke u bërë për një betejë, ajo s’ka të bëjë me prag, por për t’i dhënë Kosovës një qeveri normale. Deri tash kemi pas fjalë të forta e punë hiç, Kosova e ka shancin edhe një herë dhe ne po përgatitemi për t’i dhënë këtë shancë Kosovës”, tha Gjini pas takimit me u.d të presidentes Albulena Haxhiu, ku u diskutua për datën e zgjedhjeve.
Ai mohoi që AAK-ja do të hyjë në koalicion parazgjedhor.
“Jemi përgatit me garu vetëm dhe t’i dhënë Kosovës dalje nga kjo krizë”, tha Gjini. /Zëri