Bahtiri: Osmani përfaqëson interesat e Gjuriqit dhe të Grenellit, jo të Rugovës
Foto: Laura Hasani

Bahtiri: Osmani përfaqëson interesat e Gjuriqit dhe të Grenellit, jo të Rugovës

Aktuale April 29, 2026 - 15:19

Ish-deputeti i LVV-së, Agim Bahtiri, ka kritikuar ish-presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, duke e akuzuar për qasje politike dhe për përdorim të figurave historike në fushata.

Në reagimin e tij publik, Bahtiri ka përmendur edhe takime dhe ndërveprime diplomatike, duke iu referuar ish-zyrtarit amerikan Richard Grenell dhe ish-ministrit serb Marko Gjuriq, duke ngritur akuza politike ndaj presidentes, transmeton Zeri.info.

Ai ka pretenduar se në paraqitjet publike po shfaqen mesazhe që, sipas tij, lidhen me interesa të caktuara politike, megjithatë këto deklarata mbeten në nivel akuzash personale dhe nuk janë konfirmuar nga institucionet zyrtare.

Reagimi i Bahtirit vjen në kuadër të debatit të vazhdueshëm politik dhe përplasjeve ndërmjet figurave të ndryshme publike në vend.

“Sinqerisht, nuk do të doja të postoja kurrë këtë, por deri këtu e keni sjellë punen! Vjosa Osmani, fushatën e ke filluar me fotografinë e Rugovës mbrapa! Mos e shfrytëzo Presidentin Historik për fushata, sepse ai nuk e ka merituar këtë. Herën tjetër kur t’iu drejtohesh qytetarëve, vendose prapa këtë fotografi, me Grenellin e Gjuriçin (takimin të cilin ta ka mundësuar Baton Haxhiu), sepse aktualisht, interesat e këtyre je duke i përfaqësuar”, shkroi Bahtiri. /Zëri