Feride Rushiti në ambientet e Kuvendit, shihet me Glauk Konjufcën dhe deputetë tjerë të VV-së
Aktuale
April 28, 2026 - 15:59
Kandidatja e Vetëvendosjes për Presidente, Feride Rushiti, u pa sot në oborrin e Kuvendit.
Rushiti u pa duke u futur në një veturë, ndërsa u përshëndet nga ministri i Jashtëm, Glauk Konjufca, si dhe deputetët e Vetëvendosjes, Ardian Gola e Ilir Kërçeli.
Rushiti deri më tani s’është deklaruar pasi Vetëvendosje e nominoi për Presidente dhe pas zhvillimit të mbrëmshëm ku 63 deputetë të Vetëvendosjes e votuan për presidente në seancën që u konsiderua kundërkushtetuese për shkak të mungesës së kuorumit.
Ndërkaq, deputetë nga opozita i kanë kërkuar asaj të tërhiqet nga gara, duke e cilësuar atë si pjesë të një “loje politike antikushtetuese” që është e dëmshme për shtetin dhe për vetë atë.
Pamjet: Indeksonline