Nisin homazhet në nderim të akademikut Rexhep Qosja
Aktuale
April 24, 2026 - 09:00
Kanë nisur homazhet përkujtimore në nderim të jetës dhe veprës së akademikut Rexhep Qosja.
Nën përkujdesjen e ushtrueses së detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, po mbahet homazh përkujtimor, ndërsa është hapur edhe Libri i Zisë për të gjithë qytetarët që duan të shprehin respektin dhe ngushëllimet e tyre.
Akademiku Rexhep Qosja vdiq të enjten, në moshën 89-vjeçare.