Mot me diell e vranësira të shpërndara
Aktuale
April 24, 2026 - 07:45
Instituti Hidrometeorologjik ka bërë të ditur se sot në Kosovë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.
IHMK-ja njofton se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0 deri 3 gradë Celsius, ndërkaq ato maksimale nga 14 deri në 17 gradë.
Era do të fryjë nga drejtimi i veriperëndimit me shpejtësi 1-6m/s. /Zëri