S’ka kuorum, dështon për herë të tretë mbledhja e KGJK-së

S’ka kuorum, dështon për herë të tretë mbledhja e KGJK-së

Aktuale April 20, 2026 - 09:15

Ka dështuar për herë të tretë mbledhja e Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK), e cila ishte paraparë të mbahej nga ora 09:00.

Mbledhja ka dështuar për shkak se ka munguar njëri anëtar.

Në këtë mbledhje ishte paraparë të zgjidhej kryesuesi i KGJK-së.

Arjeta Sadiku, zëvendëskryetare e KGJK-së, e mbylli takimin në mosprezencë të Besnik Bislimajt.

“Kemi pranuar një e-mail nga gjyqtari Besnik Bislimaj, i cili nuk mund të marrë pjesë deri më 24 prill, për shkaqe shëndetësore nuk mund të marrë pjesë në asnjë aktivitet, andaj që edhe mbledhja e sotme nuk mund të mbahet. Kështu që për këtë javë nuk do të ketë mbledhje të Këshillit. A ka dikush diçka me e diskutu? Nëse jo, atëherë e konsideroj të mbyllur këtë takim. Faleminderit për prezencën”, tha ajo. /eo