Djali i një dëshmori kundërshton hyrjen e Përparim Ramës në varrezat e dëshmorëve
Aktuale
April 18, 2026 - 10:36
Prishtina sot shënon ditën e dëshmorëve, por një moment jo i këndshëm ka ndodhur, kur aty ka mbërritur i pari i kryeqytetit, Përparim Rama.
Ai është penguar tu hyjë në varrezat e dëshmorëve për të bërë homazhe, nga djali i një dëshmori, raporton tëvë1.
Ky person i ankohet diçka Ramës, megjithatë pas ndërhyrjes së një personi tjetër, i cili i flet qytetarit që nuk dëshiron ta lejojë Ramën, kryetari i Prishtinës i qetë dhe pa asnjë reagim kalon dhe shkon për të bërë homazhe.