Dita e Dëshmorëve të Komunës së Prishtinës, Rama: Po nderojmë sakrificën e madhe të tyre

Dita e Dëshmorëve të Komunës së Prishtinës, Rama: Po nderojmë sakrificën e madhe të tyre

Aktuale April 18, 2026 - 10:32

Ditës së Dëshmorëve të Komunës së Prishtinës, kryetari Përparim Rama, bashkë me komandantë e familjarë të dëshmorëve kanë bërë homazhe në Kompleksin e Varrezave të Dëshmorëve në Velani.

Rama, ka thënë se sot po nderojnë heronjtë të cilët luftuan për paqe dhe demokraci të cilat ne sot i gëzojmë.

“Këtu sot jemi së bashku me komandantë, me familje të dëhshmorëve për ta nderuar sakrificën e madhe që kanë dhënë këta dëshmorë tonë, heronjë tonë për paqe, për liri, për demokraci që sot ne e gëzojmë, si popull si shtet. Jemi bërë të gjithë së bashku dhe si cdo vit kemi ardhë edhe këtë vit ta bëjmë nderin tonë në shenjë të madhe për respektin e tyre dhe familjeve të tyre për sakrificën ëpr vendin tonë, për paqe në vendin tonë”, ka thënë Rama. /eo