Defekt në gypin kryesor në Shkabaj - reduktime të ujit në Fushë-Kosovë, Obiliq dhe në një lagje në Prishtinë

Defekt në gypin kryesor në Shkabaj - reduktime të ujit në Fushë-Kosovë, Obiliq dhe në një lagje në Prishtinë

Aktuale April 17, 2026 - 12:06

Një defekt i shfaqur në gypin kryesor të ujësjellësit me diametër Ø1200 mm në Shkabaj do të shkaktojë reduktime të përkohshme në furnizimin me ujë në disa zona.

Sipas njoftimit nga KRU “Prishtina”, ndërprerjet do të zgjasin nga ora 11:00 deri në 17:00 dhe do të prekin komunat Fushë-Kosovë dhe Obiliq, si dhe një pjesë të Prishtinë, konkretisht lagjen “Kalabria”, e cila furnizohet nga sistemi i Shkabajt.

Autoritetet paralajmërojnë se ndikime në furnizim mund të ketë edhe në zona të tjera të kryeqytetit.

Ekipet teknike janë angazhuar në terren dhe po punojnë për sanimin e defektit, ndërsa qytetarëve u kërkohet mirëkuptim deri në rikthimin e furnizimit të rregullt me ujë. /Zëri