Dodë Gjergji: Të gabueshme thirrjet për braktisje të një feje ose kulture, e drejta jonë ta themi
Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka thënë se është gabim që njerëzit të ftohen për ta braktisur një fe ose një kulturë.
Ai ka thënë se ata që bëjnë thirrje tek e fundit kanë të drejtë që ta thonë një gjë të tillë, megjithatë thotë se është detyrë për t’ju treguar të njëjtëve që e kanë gabim.
“Është gabim nëse dikush del dhe fton njerëzit që të prishim rehatinë tonë të jetesës, nëse del iu thotë njerëzve që të braktisin një fe apo kulturë. Është e drejta e tyre që ta thojnë, por është e drejta jonë që t’ju themi se e kanë gabim”, ka thënë Dodë Gjergji.
Këto deklarime Dodë Gjergji i ka bërë në kuadër të tryezës “Bashkëjetesa ndërfetare ndër ne, virtyt hyjnor apo domosdoshmëri shoqërore”, e organizuar nga fondacioni “Drita” dhe mbështetur nga BIK-u.