Dështon mbledhja e Komisionit për anëtar të KPM-së, shkak mungesa e kuorumit
Ka dështuar mbledhja e Komisionit Ad hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për anëtarë të KPM-së si pasojë e mungesës së kuorumit.
Anëtaret e Komisionit nga Partia Demokratike e Kosovës, Ganimete Musliu dhe Ariana Musliu-Shoshi, dolën nga mbledhja ende pa nisur ajo, pasi mungonin anëtarët nga Lëvizja Vetëvendosje.
Në këtë mbledhje ishte e paraparë shqyrtimi i listës së kandidatëve.
Kryetari i Komisionit nga Lëvizja Vetëvendosje, Alban Bajrami, tha se do të tentojnë që gjatë ditës të mbajnë mbledhjen.
“Në rëndësinë e procesit, po e shtymë që me mundësi me u mbledhë gjatë ditës. Për fat të keq, mbrëmë kemi mbetur deri vonë në trajtimin e konkursit të bordit të RTK-së, edhe kjo ka ndikuar paksa tek anëtarët që me mundë me mbërri në kohë. Një lloj mirëkuptimi ndoshta me mund me gjetë. Ju njoftojmë monitoruesve dhe mediave për afatin e ri gjatë ditës”, tha Bajrami. /eo