Zogaj: Ne duhet të kemi besim minimal për marrëveshje me LVV-në
Foto: Laura Hasani

Zogaj: Ne duhet të kemi besim minimal për marrëveshje me LVV-në

Aktuale April 16, 2026 - 15:08

Deputeti i LDK-së, Alban Zogaj, ka deklaruar se është e nevojshme të ekzistojë një besim minimal për arritjen e marrëveshjeve politike me Lëvizjen Vetëvendosje, edhe pse, sipas tij, ky besim në të kaluarën është thyer në raste të caktuara.

Ai ka theksuar se marrëveshjet politike duhet të jenë sa më transparente për publikun, në mënyrë që qytetarët të kenë qartësi për arritjet dhe hapat e mëtejshëm, si dhe për të identifikuar përgjegjësinë në rast të moszbatimit të tyre.

“Ne duhet të kemi një besim minimal për marrëveshje me LVV-në, pavarësisht se ai besim në raste të caktuara është thyer në të kaluarën. Marrëveshjet politike a mund të bëhen publike, ku populli e sheh qartë për çka jemi marrë vesh dhe si do të ecim tutje, dhe pastaj shihet qartë se kush është thyesi i marrëveshjes nëse ndodhin ato. Në parim duhet të kemi një besim në këtë vend, edhe pse në të kaluarën është thyer shpesh. Të shohim si po ecin këto dy javët e ardhshme”, deklaroi Zogaj.

Zogaj pë rtv21 ka thënë se do të përgjigjen pozitivisht ftesave për diskutimet lidhur me çështjen e presidentit, po ashtu ai tregoi se në cilën pikë janë bisedimet dhe çka synohet përmes tyre.

Tutje Zogaj tha “nuk lejojmë që kandidati për president të jetë nga LVV-ja”.

Duke komentuar zhvillimet e fundit, Zogaj tha se “ne duhet të kemi besim minimal për marrëveshje me LVV-në”.

“Kanë mbetur më pak se dy javë deri tek afati përfundimtar, koha po ec dhe në anën tjetër ka urgjencë për të vazhduar edhe bisedimin edhe përpjekjet për të gjetur një zgjidhje për presidentin. Ne jemi të hapur do të jemi konstruktivë dhe kemi shumë interes që vendi ta ketë një president jemi në krizë ekonomike, në krizë të thellë shoqërore pra duhet me i konstitua institucionet dhe me vazhdu tutje me projekte kjo situatë që është aktualisht me paqartësi të mëdha po i bënë dëm shumë të madh vendit në shumë aspekte, andaj kemi interesim që të jemi pjesë e tavolinës do t’i përgjigjemi pozitivisht ftesave për biseda dhe të gjejmë një zgjidhje”, tha Zogaj.