Edhe ministri grek i Mbrojtjes viziton sot Kosovën, do të takohet me Kurtin
Aktuale
April 16, 2026 - 10:26
Ministri i Mbrojtjes i Greqisë, Nikos Dendias, do të vizitojë Kosovën.
Ai do të udhëtojë drejt Kosovës për të vizituar bazën e kontingjentit grek në kuadër të KFOR-it.
Gjatë qëndrimit, Dendiasi do të takohet me komandantin grek dhe oficerë të tjerë të KFOR-it.
Po ashtu, sipas mediave greke, gjatë vizitës në vendin tonë, ai pritet të zhvillojë një takim edhe me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, transmeton Zeri.info.
Kujtojmë se sot në Kosovë po qëndron për vizitë zyrtare edhe zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme, Çështjeve Evropiane dhe Bashkëpunimit për Zhvillim të Belgjikës, Maxime Prevot. /Zëri