Haradinaj përkujton dëshmorin Sadri Zeneli dhe bashkëluftëtarët në Jabllanicë

Haradinaj përkujton dëshmorin Sadri Zeneli dhe bashkëluftëtarët në Jabllanicë

Aktuale April 06, 2026 - 11:59

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar dëshmorin Sadri Zeneli në 27-vjetorin e rënies së tij.

Haradinaj tha se Sadri Zeneli ishte më shumë sesa një luftëtar, shkruan Zeri.info.

“Në këtë përvjetor kujtojmë gjithashtu bashkëluftëtarët: Ali Rama, Ramë Mehmeti, Islam Ademaj, Lan Rexhaj, Bajrush Mehmeti, Arben Mehmeti dhe Fitim Rexha, të cilët me heroizmin e tyre lanë gjurmë të pashlyeshme në historinë e lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Lavdi e përjetshme dëshmorëve të lirisë!”, shkroi i pari i AAK-së. /Zëri