Abdixhiku pas takimit me Kurtin: Nëse s’arrihet ndonjë marrëveshje për presidentin, zgjedhjet janë të pashmangshme
Foto: Laura Hasani

Abdixhiku pas takimit me Kurtin: Nëse s’arrihet ndonjë marrëveshje për presidentin, zgjedhjet janë të pashmangshme

Aktuale April 06, 2026 - 13:19

Të hënën kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar një takim me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, për të folur lidhur me çështjen e presidentit.

Pas takimit disaorësh, Abdixhiku doli në konferencë për media, ku tha se po provohet të gjendet një zgjidhje e përbashkët, por që LDK-ja vazhdon të besojë që tri pozitat nuk mund t’i takojnë një partie, shkruan Zeri.info.

“Po përpiqemi të gjejmë zgjidhje, përderisa jemi në takime. Në momentin që s’bëjmë asgjë për tri javët e ardhshme, zgjedhjet i kemi të pashmangshme”, u shpreh i pari i LDK-së.

Image

I pyetur nëse kanë propozuar një emër ose kanë kërkuan tërheqjen e dy kandidaturave për president, Abdixhiku tha se ende nuk kanë një emër të përveçëm në këtë fazë. /Zëri

Image