Rama kërkon përgjegjësi nga Kuvendi i Kosovës për përmbajtjen ekspozitën që fyen kujtesën kolektive
Komuna e Prishtinës ka larguar sot ekspozitën për masakrat e Kosovës, pasi është vlerësuar si fyerje për viktimat për shkak të përmbajtjes.
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka reaguar ashpër për këtë ekpozitë, derisa e ka cilësuar si skandaloze, duke kërkuar përgjegjësi politike dhe institucionale nga institucionet qendrore.
Përmes një deklarate publike, Rama ka theksuar se përmbajtje të tilla nuk kanë vend në kryeqytet, duke përdorur shprehjen “Jo në Prishtinë” për të nënvizuar qëndrimin e tij kundërshtues.
Ai ka kërkuar nga Kuvendi i Kosovës që të mbajë përgjegjësi për miratimin dhe financimin e një materiali të tillë, i cili sipas tij përdhos dinjitetin e qytetarëve dhe fyen kujtesën kolektive të popullit.
Rama ka theksuar se institucionet duhet të jenë të kujdesshme në mbështetjen e projekteve dhe përmbajtjeve publike, duke shtuar se çdo veprim që cenon vlerat shoqërore dhe historike duhet të adresohet me seriozitet dhe transparencë. /Zëri