Ekspozita për masakrat, Durmishi: Për shkak të kësaj narrative, e kam përzënë Shkëlzen Gashin nga zyra e LVV-së

Ekspozita për masakrat, Durmishi: Për shkak të kësaj narrative, e kam përzënë Shkëlzen Gashin nga zyra e LVV-së

Aktuale March 28, 2026 - 10:08

Një ekspozitë e vendosur në sheshin qendror të Prishtinës, e dedikuar masakrave të luftës në Kosovë, ka nxitur reagime të forta pasi u konstatua se përmban pasaktësi serioze në paraqitjen e fakteve.

Faktet u bazuan në librin “Masakrat në Kosovë 1998–1999” të Shkelzen Gashit, shkruan Zeri.info.

Për këtë situatë ka reaguar edhe ish-ministri Hysen Durmishi, i cili ka thënë se për “narrativën që pasqyron Gashi”, kishte ndodhur një përplasje e ashpër në vitin 2005 dhe e kishte përzënë nga zyrat e Lëvizjes Vetëvendosje atë.

“Tendenca e tij për të deformuar historinë tonë dhe luftën e drejtë të UÇK-së ka rezultuar me përjashtimin e tij nga Lëvizja.

Është e papranueshme që ekspozita dhe vepra të tilla të marrin leje dhe të financohen nga institucionet tona

Deformime të tilla nuk janë thjesht të pavërteta, ato janë fyerje e rëndë për sakrificën tonë dhe vrasje e dytë për të gjithë ata që dhanë jetën për liri dhe çlirim”, thuhet në reagimin e tij. /Zëri