Zgjedhja e presidentit, kërkohet që secila parti të reflektojë
Drita jeshile u dha nga Kushtetuesja.
Por kryeministri Kurti siç duket ende nuk ka nisur diskutimet me partitë politike për çështjen e presidentit.
Një gjë të tillë e konfirmuan një ditë më parë nga PDK.
Ashtu si kjo parti, edhe LDK, u kontaktuan gjatë ditës nga tëvë1, por nuk pranuan të flasin.
Në anën tjetër, Vetëvendosje thanë se bisedimet do të vazhdojnë për t’i shmangur zgjedhjet e reja.
Mirëpo shefja e Grupit Parlamentar të kësaj partie, Arbërie Nagavci deklaroi këtë të premtë se pritshmëritë nuk mund të jenë edhe për tërheqje të kandidatëve.
“Ditët e mbetura do të intensifikohen takimet dhe bisedimet sepse si Lëvizje jemi të interesuar që të shmangim edhe një palë zgjedhje të reja…nuk mund të prisni nga Lëvizja që ne sot të themi se do të tërheqim kandidatin tonë, ndërkohë që nuk është dëgjuar asnjë emër tjetër i përveçëm, për të cilin ne do të mund të diskutonim e të bisedonim”, tha ajo.
Që takime duhet të ketë e thotë edhe profesori, Avdi Smajljaj.
Sipas tij, të gjitha partitë politike kanë peshë për zgjedhjen e presidentit, andaj duhet të reflektojnë.
Se duhet të provohet çdo përpjekje për zgjidhje e thotë edhe politologu Dorajet Imeri.
Data e fundit për zgjedhjen e presidentit është 27 prilli./teve1