Haxhiu pret Prattipatin, flasin për zhvillimet politike
Aktuale
March 27, 2026 - 17:01
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, priti sot në takim të Ngarkuarën me Punë në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Anu Prattipati.
Sipas njoftimit nga Kuvendi i Kosovës, në takim është diskutuar për bashkëpunimin për zhvillimet e fundit politike.
“Gjatë takimit, u diskutuan zhvillimet e fundit politike në vend, prioritetet e Kuvendit, si dhe bashkëpunimi i vazhdueshëm në mbështetje të proceseve demokratike në vend”, njofton Kuvendi.