Mblidhet PDK-ja, në fokus zhvillimet e fundit politike
Aktuale
March 26, 2026 - 14:45
Partia Demokratike e Kosovës ka nisur mbledhjen e përbashkët të Kryesisë dhe të grupit parlamentar.
Gjatë kësaj mbledhje do të diskutohet për zhvillimet e fundit në vend, veçanërisht për dekretin e Gjykatës Kushtetuese për zgjedhjen e presidentit, raporton Zeri.info.
Kujtojmë se kryetari i PDK-së, Bedri Hamza para fillimit të kësaj mbledhje ka deklaruar se deri më tani nuk ka pranuar ndonjë ftesë nga kryeministri Albin Kurti për takim.
Hamza ndër tjera u shpreh se PDK-ja e respekton vendimin e Gjykatës Kushtetuese. /Zëri