Haxhiu, e gatshme ta ushtrojë detyrën e presidentes nëse nuk zgjidhet kreu i ri i shtetit
Aktuale
March 25, 2026 - 13:50
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka deklaruar se është e gatshme të marrë përgjegjësinë e ushtrueses së detyrës së presidentes, në rast se deri më 4 prill vendi nuk arrin të zgjedhë një president të ri.
Sipas saj, skenari më i dëshirueshëm mbetet zgjedhja e një presidenti me mandat të plotë, por nuk përjashtohet mundësia që ajo të marrë përkohësisht këtë rol, në përputhje me dispozitat kushtetuese, transmeton Zeri.info.
“Do të ishte mirë që deri më 4 prill të kemi president të zgjedhur me mandat të plotë dhe jo ushtrues të detyrës së presidentit, por varësisht nga rrethanat unë do t’i adresojë përgjegjësitë e mia në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet e vendit”, ka deklaruar Haxhiu./Zëri