Osmani i drejtohet Kushtetueses për çështjen e emërimeve në KQZ
Aktuale
March 24, 2026 - 12:40
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese për sqarim lidhur me çështjen e emërimeve të anëtarëve të rinj të KQZ-së.
Sipas Presidencës, vendimmarrja për emërimet do të shtyhet deri në marrjen e një përgjigjeje nga Gjykata Kushtetuese.
“Në rrethanat aktuale janë bërë më shumë propozime nga grupet parlamentare sesa që parashikohet me Kushtetutë, prandaj duhet ta sqarojë këtë çështje Gjykata para se të vijohet tutje”, thuhet në reagimin e kabinetit të presidentes.
Tutje theksohet se menjëherë pas interpretimit nga Gjykata Kushtetuese, do të vazhdohet me procedurat përkatëse të emërimit. /Zëri