Egzon Pacolli emërohet shef i asamblistëve të LDK-së në Prishtinë

Egzon Pacolli emërohet shef i asamblistëve të LDK-së në Prishtinë

Aktuale March 24, 2026 - 12:36

Egzon Pacolli është caktuar në pozitën e shefit të asamblistëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës në Kuvendin Komunal të Prishtinës.

Vendimi është marrë sot nga organet e Degës së LDK-së në kryeqytet.

Kujtojmë se Pacolli ishte një ndër kandidatët më të votuar të LDK-së në listën për Kuvendin Komunal në Prishtinë, duke arritur të sigurojë rreth 1 mijë vota.