Mot i ftohtë, por me diell gjatë fundjavës në Kosovë
Foto: Laura Hasani

Mot i ftohtë, por me diell gjatë fundjavës në Kosovë

Aktuale March 20, 2026 - 18:41

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka publikuar parashikimin e motit për fundjavën, më 21 dhe 22 mars 2026, duke bërë të ditur se vendi do të përfshihet nga mot i ftohtë, por kryesisht stabil.

Të shtunën pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Temperaturat minimale do të lëvizin nga -1 deri në 1 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale nga 7 deri në 10 gradë. Era do të fryjë nga veriperëndimi me shpejtësi prej 1 deri në 5 metra në sekondë.

Ndërkaq, të dielën moti do të jetë më i vranët, por me intervale me diell. Temperaturat minimale do të mbeten të njëjta, nga -1 deri në 1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet pritet të arrijnë nga 9 deri në 12 gradë. Era do të fryjë nga verilindja, me intensitet të lehtë deri mesatar.

Sipas këtij parashikimi, fundjava do të karakterizohet nga temperatura të ulëta, sidomos në mëngjes, por me kushte relativisht të favorshme për aktivitete në natyrë gjatë ditës.