AAK-ja thërret konferencë për media të mërkurën
Foto: Laura Hasani

AAK-ja thërret konferencë për media të mërkurën

Aktuale March 17, 2026 - 19:13

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, gjatë ditës së mërkurë do të mbajë një konferencë për media.

Shtypit do t’i drejtohet Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri.

Në njoftimin zyrtar nuk u bë e ditur se për çka është thirrur kjo konferencë, megjithatë dihet se do të zhvillohet nga ora 10:30 në hollin e Kuvendit të Republikës së Kosovës.