Oravi në takim lamtumirës me Osmanin: BE-ja, partnere e besueshme e Kosovës

Oravi në takim lamtumirës me Osmanin: BE-ja, partnere e besueshme e Kosovës

Aktuale March 16, 2026 - 13:57

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav, ka zhvilluar një takim lamtumirës me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.

Në këtë takim sipas njoftimit të Zyrës së BE-së, Oravi e ka falënderuar Osmanin për bashkëpunimin, duke shtuar se Bashkimi Evropian mbetet partneri më i besueshëm i Kosovës.

“Në një takim lamtumirës sot, Aivo Orav falënderoi Presidenten e Kosovës Vjosa Osmani për bashkëpunimin gjatë mandatit të tij si Ambasador i BE-së në Kosovë, duke theksuar se BE-ja mbetet partneri më i fortë dhe më i besueshëm i Kosovës, ndërsa vendi avancon drejt BE-së”, thuhet në njoftim.