Situata e sigurisë në Kosovë, “një incident i vogël mund të përshkallëzohet shpejt”
Foto: Laura Hasani

Situata e sigurisë në Kosovë, “një incident i vogël mund të përshkallëzohet shpejt”

Aktuale March 14, 2026 - 13:37

Komandanti i KFOR-it, Ozgan Ulutash e ka përshkuar situatën në Kosovë si të qetë por të brishtë.

Ulutash është shprehur se tensionet politike ende nuk janë zhdukur, ndërsa tha se një incident i vogël mund të përshkallëzohet shpejt, transmeton Zeri.info,

“Kur e përshkruajmë situatën në Kosovë si të qetë por të brishtë, ne njohim dy realitete njëkohësisht. Nga njëra anë, mjedisi i sigurisë është stabil: nuk shohim një model të vazhdueshëm dhune dhe liria e lëvizjes ruhet. Nga ana tjetër, tensionet politike ende nuk janë zhdukur, prandaj edhe një incident i vogël mund të përshkallëzohet shpejt nëse nuk menaxhohet me përgjegjësi”, ka thënë Ulutash në një intervistë për mediat serbe.

Ai tha se nuk ka ndonjë ndryshim të misionit që është duke u shqyrtuar.

“Forca dhe pozicionimi i KFOR-it rishikohen dhe përshtaten periodikisht sipas zhvillimeve, në mënyrë që misioni të mbetet i përshtatshëm për qëllimin e tij. Aktualisht nuk ka ndryshime të rëndësishme në shqyrtim”, tha Ulutash. /Zëri