Osmani: Masakra në Tregun e Gjelbër në Mitrovicë, dëshmi e krimeve mizore të regjimit serb

Osmani: Masakra në Tregun e Gjelbër në Mitrovicë, dëshmi e krimeve mizore të regjimit serb

Aktuale March 13, 2026 - 11:30

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka përkujtuar viktimat e masakrës në Tregun e Gjelbër në Mitrovicë, duke e cilësuar atë si një nga dëshmitë e krimeve mizore të kryera gjatë luftës në Kosovë.

Në një reagim me rastin e përvjetorit, Osmani ka theksuar se 13 marsi mbetet një nga datat që Mitrovica nuk do ta harrojë kurrë. Sipas saj, më 13 mars 1999, nga granatat e forcave të regjimit serb u vranë shtatë civilë të pafajshëm, të moshave nga 5 deri në 65 vjeç.

Presidentja ka bërë të ditur se gjatë këtij sulmi u plagosën edhe 128 qytetarë të tjerë, përfshirë fëmijë, gra, të moshuar dhe të rinj.

“Masakra e Tregut të Gjelbër mbetet dëshmi e dhimbshme e krimeve mizore të kryera gjatë luftës në Kosovë”, ka deklaruar Osmani.

Ajo shtoi se institucionet dhe qytetarët përkulen me respekt para viktimave, duke ndarë dhimbjen me familjet e tyre dhe duke riafirmuar thirrjen për drejtësi për krimet e kryera gjatë luftës.