Disa lagje të Gjilanit mbesin pa ujë shkaku i punimeve
KRU “Hidromorava” ka njoftuar konsumatorët se më 13 mars 2026, nga ora 09:00 deri në 17:00, do të ketë ndërprerje të përkohshme të furnizimit me ujë në rrugën “7 Shtatori” dhe në “Kodër të Dëshmorëve”.
Sipas komunikatës, ndërprerja e ujit është shkaktuar nga punime në rrjetin e ujësjellësit, të cilat synojnë përmirësimin e shërbimit për banorët e zonës.
“Të nderuar konsumatorë, ju njoftojmë se për shkak të punimeve në rrjetin e ujësjellësit, do të ketë ndërprerje të përkohshme të furnizimit me ujë në ‘Kodër të Dëshmorëve’ dhe në rrugën ‘7 Shtatori’.
Për çdo ndryshim eventual ose informacion shtesë, do të njoftoheni përmes kanaleve tona zyrtare të komunikimit”, thuhet në njoftim.
Autoritetet e KRU “Hidromorava” u bëjnë thirrje konsumatorëve të marrin masat e nevojshme për rezervimin e ujit gjatë kësaj periudhe.