Haxhiu: Vendimi i Osmanit për ta shpërndarë Kuvendin, i ngutshëm dhe jokushtetues
Foto: Laura Hasani

Haxhiu: Vendimi i Osmanit për ta shpërndarë Kuvendin, i ngutshëm dhe jokushtetues

Aktuale March 09, 2026 - 11:40

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka thënë se sot Lëvizja Vetëvendosje do ta dërgojë në Gjykatën Kushtetuese lëndën që ndërlidhet me dekretin, sipas saj jokushtetues të presidentes Osmani.

 

“Sa i përket çështjes për të cilën jeni të interesuar tashmë pritet që Grupi Parlamentar i Vetëvendosjes ta dërgojë në Gjykatën Kushtetuese lëndën që ndërlidhet me dekretin jokushtetues të presidentes Osmani. Pres që Gjykata Kushtetuese të veprojë në përputhje me ndjeshmërinë e çështjes dhe të marrë shpejt së pari masën e përkohshme, sepse pasojat do të jenë të pariparueshme, prandaj le ta presim vendimin e Gjykatës Kushtetuese në raport me situatën aktuale”, tha ajo. /eo