Haradinaj: Nëse është e vërtetë deklarata e Rashiqit, kjo i bie tradhëti kombëtare nga Kurti
Aktuale
March 08, 2026 - 18:54
Deputeti i Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, ka reaguar ndaj deklaratës së ministrit për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, lidhur me transferimin e 24 hektarëve tokë në emër të Manastiri i Deçanit.
Haradinaj tha se nëse deklarata e Rashiqit rezulton e vërtetë dhe nuk demantohet nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, atëherë kjo përbën një veprim shumë të rëndë.
Në një reagim të publikuar në Facebook, ai e cilësoi këtë çështje si tepër serioze dhe tha se përgjegjësia për sqarim bie mbi kryeministrin.
“Deklarata e Rashiqit për tokën që iu transferua Manastirit të Deçanit. Nëse Kurti nuk e demanton, kjo përbën më shumë se tradhti kombëtare”, shkroi Haradinaj në postimin e tij.