Roli i shkencës në zhvillimin e Kosovës

Roli i shkencës në zhvillimin e Kosovës

Aktuale March 07, 2026 - 21:55

Në një kohë sfidash shoqërore, ekonomike dhe teknologjike, roli i dijes dhe këshillave shkencore po konsiderohet gjithnjë e më i rëndësishëm për zhvillimin e vendit.

Shoqata e Shkencave të Kosovës po synon të fuqizojë kontributin e ekspertëve dhe komunitetit akademik në proceset vendimmarrëse dhe në zhvillimin e politikave publike.

Përfaqësues të kësaj shoqate thonë se përmes bashkëpunimit ndërdisiplinor dhe mobilizimit të ekspertëve nga fusha të ndryshme, synohet që ekspertiza shkencore të kontribuojë në projekte strategjike dhe në zhvillimin e qëndrueshëm të vendit.

Sipas tyre, investimi në shkencë dhe kërkim shkencor mbetet një nga faktorët kryesorë për progresin dhe inovacionin në shoqëri.

Në këtë takim u tha po ashtu se, përmes forcimit të strukturave shkencore dhe bashkëpunimit institucional, shkenca në Kosovë mund të bëhet një nga shtyllat kryesore të zhvillimit dhe integrimit në rrjedhat bashkëkohore të dijes dhe inovacionit./rtk