Mungesa e stafit mbyll disa shërbime mjekësore në Ferizaj
Qendra e dytë e Mjekësisë Familjare në Ferizaj nga fillim i këtij muaji nuk po ofron më shërbime të kujdestarisë së natës për shkak numrit të pamjaftueshëm të stafit mjekësor, dhe përfundimit të kontratës me operatorin ekonomik që ka ofruar këto shërbime deri në fund të muajit shkurt.
“Faktikisht më përfundimin e kontratës me operatorin ekonomik që e kemi pasur deri në fund të muajit shkurt për shkak të numrit të pamjaftueshme të stafit ne jemi detyruar në njëfarë forme që kujdestarin e natës në QMF numër dy ta mbyllim ndërsa aty funksionon orari i punës deri në orën 16-të. Gjithashtu për shkak të numri të pamjaftueshme të stafit jemi detyruar që ambulantat do të thotë AMF-të, nëpër fshatra ti mbyllim përkohësisht deri sa të bëjmë ndonjë zgjidhje tjetër”, ka thënë Nadire Ymeri, Drejtoreshë e QKMF-së në Ferizaj.
Në anën tjetër banorët kërkojnë që sa më parë të kthen shërbimet mjekësore
“Po sigurisht që ka nevojë se nëse e marrim reliefin që ka pacient kjo lagje, rruga e Gjilanit me rrugën “Astrit Bytyqi” ka nevojë atë patjetër sepse është e nevojshme ka banor shumë përndryshe ky të shkojnë ata që të bëhen kontrollet që ta marrin ndonjë infuzion apo diçka”, ka thënë Hamdush Berisha, banor.
“Për banorët e fshatit Talinovcë, mbyllja e ambulantes ndikon shumë shumë keq. Andej ne në mungesë të kësaj ambulante duhet të shkojmë në ambulanten kryesore të qytetit këtu e kemi pas më afër andaj kërkojmë që ambulanta të rihapet”, ka thënë banori tjetër Refik Azizi.
Në komunën thanë se është bërë kërkesa ne nivelin qendror për shtimin e stafin mjekësor por që ende nuk është marre ndonjë përgjigje. E deri në zgjidhje e këtij problemi qytetarët shërbimet mjekësore pas orës 16 mund ti marrin në shërbimin e emergjencës primare në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Ferizaj./rtk