Hollaj i quan shpifje lajmet se Osmani është koordinuar  me dikë për ta shpërndarë Kuvendin
Foto: Laura Hasani

Hollaj i quan shpifje lajmet se Osmani është koordinuar me dikë për ta shpërndarë Kuvendin

Aktuale March 07, 2026 - 20:07

Shefja e kabintetit të presidentes Vjosa Osmani, Learta Hollaj ka reaguar në lidhje me lajmet që kanë qarkulluar ditëve të fundit për gjendjen politike në vend.

Sipas saj, lajmet se Osmani është koordinuar me Ramën, Grenellin apo Vuçiqin për vendimin e dekretit për shpërbërjen e Kuvendit janë shpifje.

“Shpifjet që po qarkullojnë për kinse puç, skemë apo plan të organizuar nga Presidentja Vjosa Osmani për rrëzimin e Qeverisë, qoftë në bashkëpunim me Ramën, Grenellin, Vuçiqin, apo me opozitën, nuk janë vetëm të pavërteta por edhe produkt i një mendësie e cila për interesa të momentit, është e gatshme të dëmtojë edhe vetë shtetin”, u shpreh Hollaj.

Ajo thotë se Osmani nuk do të bëhet kurrë pjesë e skenareve të tilla dhe se kjo është diçka e papranueshme.

“Në një kohë kur shpifjet tentojnë të paraqiten si narrativë politike, Presidentja nuk mbështetet në makineri propagandistike për të imponuar të vërtetën e saj. Por ajo mbështetet në diçka më të fortë: në të vërtetën vetë.

Koha gjithmonë i ndan qartë faktet nga propaganda. Qytetarët e Kosovës do ta kuptojnë qartë se çfarë qëndron pas gjithë kësaj zhurme. Sepse në fund, propaganda do të zbehet, ndërsa e vërteta do të mbetet”, thekson shefja e kabintetit të presidentes. /Zëri