Dekreti për shpërndarje të Kuvendit është jokushtetues thotë Kurti
Foto: Laura Hasani

Dekreti për shpërndarje të Kuvendit është jokushtetues thotë Kurti

Aktuale March 06, 2026 - 16:32

Kryeministri Albin Kurti në konferencë për media ka thënë se është Gjykata Kushtetuese ajo që duhet të thotë fjalën e saj, nëse duhet të ketë zgjedhje të reja apo jo.

Ai më tej është shprehur se dekreti i presidentes Vjosa Osmani për të shpërndarë Kuvendin është jokushtetues.

“Dekreti për shpërndarjen nuk është kushtetues sepse kompetenca për shpërndarjen e Kuvendit mund të ushtrohet vetëm në rastet e paracaktuara shprehimisht nga Kushtetuta”, ka thënë ai.